AKTUALITET

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

21:01 - 06.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 17:00, përpara Parlamentit.

Përmes një deklarate gjatë protestave kundër qeverisë, Lleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh për t’i kërkuar klasës politike dorëheqjen.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të mblidhen më 8 shtator përpara Parlamentit, duke theksuar se synimi është t’u përcillet politikanëve mesazhi se nuk i përfaqësojnë qytetarët.

“Nesër bëjmë 100 ditë të bashkohemi masivisht në shesh. T’i kërkojmë kësaj klase politike dorëheqje. Më datë 8 në orën 17:00 takohemi te Parlamenti, për t’ju thënë që nuk na përfaqësoni. Parlament i krimit”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.