Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarret nuk kanë pushim, riaktivizohen vatrat në Lezhë dhe Mallakastër, strukturat e emergjencave në terren

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret nuk kanë pushim, riaktivizohen vatrat në Lezhë dhe
 

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet problematike në disa qarqe te vendit.

Në Lezhë, zjarri është riaktivizuar sërish pasditen e sotme në fshatrat Zimaj dhe Kalivaç, duke rikthyer alarmin tek banorët. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave ndodhen prej orësh në terren dhe po luftojnë me vatrat, ndërsa për shkak të përhapjes së flakëve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur rrezikun për zonat e banuara. Ndërkohë, një tjetër vatër e madhe është raportuar edhe në zonën malore të Mallakastrës, në fshatin Çërrilë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Edhe aty ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i thyer, por zjarri është vënë nën kontroll dhe po mbahet në vëzhgim, pasi era e fortë rrezikon riaktivizimin e flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese