Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, ndërkohë që me intensitetin aktual zjarri rrezikon edhe kurorën e qytetit. Nga zjarri raportohet për një banesë të pabanuar të djegur, e cila është në pronësi të Ali Bajramit.
Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka hapur konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Tërbun të Pukës, digjet një banesë! Rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Problematike edhe vatrat në Fier







