Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk kemi grup, sot pësuam gola naivë”, Ivan Gvozdenovic i “dorëzuar” te Elbasani: Koha do e tregojë…

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kemi grup, sot pësuam gola naivë”, Ivan Gvozdenovic i
Ivan Gvozdenovic

Vetëm 2 pikë pas 3 javësh Superiore dhe humbja e “freskët” sot ndaj Dinamos, Elbasani e ka nisur shumë keq këtë sezon të ri. Pas disfatës me “blutë”, ka folur për mediat trajneri Ivan Gvozdenovic:

“Sot Dinamo ishte ekipi më i mirë në fushë, dominuan nga minuta e parë e deri në fund. Nga agresiviteti e deri te vrapimi. Nuk e kemi grupin si vitin e kaluar. Jam shumë i mërzitur nga mënyra se si i pësuam golat.

Dinamo ka cilësi, por ishin gabimet tona. Ishim shumë të butë në të dy golat që pësuam. Mendoja se mund ta mbanim më shumë rezultatin, me më shumë agresivitet.

Nuk kemi akoma grup. Ndeshja e radhës është kundër Egnatias. Do flas me ekipin më shumë për anën psikologjike. Abazaj ishte shumë mirë vitin e kaluar, sot ishte disi jashtë formës. Me komunikimin e hapur ndaj lojtarëve, mund të rregullojmë shumë gjëra.

Filip ka nevojë për dy javë më shumë, të paktën. Kështu edhe për Mustën. Afrimet nuk kanë ritëm, i duhen kohë. Sot nuk kishim ekulibër. Dinamo ishte ekipi më i mirë, por nuk na rrezikoi shumë.

Nuk mundëm të pësonim dy gola kaq naiv. Si mund të shkojmë më mirë dhe mbrojtja të përmirësohet? Koha do e tregojë. Duhet të ecim përpara”.

Poll

Lexo gjithashtu