Xhudo dhe qitja pa medalje në Lojërat Mesdhetare, Shqipëria mbetet me 3 trofetë e mundjes

29 Gusht 2026 | 13:13

Në Taranto vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare 2026, një prej kompeticioneve më të rëndësishme sportive të rajonit, ku marrin pjesë 26 shtete dhe rreth 3900 sportistë. Në këtë eveniment përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila të premten garoi në disiplinën e xhudos me dy sportistë, por pa mundur të sigurojë medalje.

Indrit Çullhaj konkurroi në kategorinë e peshave deri në 81 kilogramë, por u mposht në përballjen e tij nga turku Vedat Albayrak. Xhudisti shqiptar pati një tjetër mundësi për të vijuar garimin përmes ripeshkimit, por edhe aty nuk arriti të marrë fitoren, duke u mundur nga algjeriani Abdelslam Belbelhout. Me këtë rezultat, Çullhaj u eliminua nga gara.

Në garën për femra, Erisa Brahimaj u përball me algjerianen Amina Berrahoual në kategorinë deri në 57 kilogramë. Edhe xhudistja nuk arriti të kalojë më tej, duke e mbyllur kështu aventurën e saj në “Taranto 2026”.

Sot në qitje Manjola Konini e ka mbyllur në vendin e 25-të garën e saj në disiplinën e pistoletës me ajër në distancën e dhjetë metrave, duke grumbulluar 547.0 pikë. 51-vjeçarja nuk mundi që të kualifikohet për në finalen e disiplinës së qitjes pasi për medalje do të garojnë vetëm tetë qitëset më të mira të këtij raundi kualifikues.

Pavarësisht rezultateve në xhudo e qitje, Shqipëria deri tani ka siguruar tre medalje, të gjitha në disiplinën e mundjes. Islam Dudaev fitoi medaljen e artë në stilin e lirë, Zelimkhan Abakarov siguroi argjendin, ndërsa Ardit Zeneli fitoi medaljen e bronztë në stilin greko-romak.

Vëmendja tashmë zhvendoset te disiplinat e tjera ku kuqezinjtë synojnë të shtojnë numrin e medaljeve. Më 30 gusht nisin garat e atletikës, ndërsa një ditë më pas, më 31 gusht, do të startojë edhe peshëngritja. Pikërisht te peshëngritja janë të mëdha pritshmëritë e delegacionit shqiptar për rezultate të larta dhe një tjetër prezencë në zonën e medaljeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër...
18:43 | 06/09/2026

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026