Zjarret në vend, MM: 34 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive, ndërhyjnë 481 forca

29 Gusht 2026 | 09:48

34 vatra zjarri janë raportuar në territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar edhe 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.

Vatrat aktive janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, vijon ndërhyrja me 25 forca zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Vajkal janë angazhuar 61 forca, mes tyre 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca. Në Komsi janë angazhuar gjithashtu 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së djeshme, ndërhyrje të konsiderueshme u kryen edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, dy helikopterë dhe një avion AIR TRACTOR. Në Xhyrë të Librazhdit u ndërhy gjithashtu me një helikopter të Forcave të Armatosura. Të dyja këto vatra janë deklaruar të fikura.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Autoritetet bëjnë me dije se kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026