Përplasje fizike në Korçë, dy vëllezër vihen në pranga, dy persona mbeten të plagosur
Dy vëllezër, Ramadan dhe Xhon Hasan 32 dhe 28 vjeç, kanë përfunduar në pranga të Policisë së Korçës pas një konflikti mes katër personash, që la pas dy të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta.
Gjatë përplasjes, Bledar dhe Anci Gegolli kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Sherri nuk ka përfunduar vetëm me përplasjen fizike. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike me bisht druri.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)