Vodhi Audi-n, përplasi makinat dhe goditi policin, vihet në pranga një 35-vjeçar italian
Një 35-vjeçar italian është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Audi Q5” dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur disa automjete dhe ka goditur një punonjës policie.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00 të datës 29 gusht , në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ku ishte parkuar automjeti.
Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.
Sipas veprimeve hetimore, gjatë ndjekjes nga Policia, 35-vjeçari ka tentuar të largohet me automjetin e vjedhur, duke përplasur disa mjete të tjera. Më pas, ai ka goditur me automjet një punonjës policie, i cili ka marrë dëmtime të lehta në krah.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Audi Q5”, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur