Sherri mes fëmijëve në Korçë përshkallëzohet në përleshje me lopata mes fqinjëve, dy persona përfundojnë në spital (VIDEO)

29 Gusht 2026 | 19:35

Një konflikt me lopata dhe mjete të tjera të forta ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, në rrugën “Viktimat e Ravonikut”.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes fëmijësh e cila është përshkallëzuar në një konflikt mes fqinjëve.

Nga burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se pas grindjes mes fëmijëve, fqinjët e rritur e kanë vijuar konfliktin, i cili më pas ka marrë përmasa masive, duke përdorur edhe lopata dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjatë konfliktit është dëmtuar edhe automjeti i njërit prej familjarëve të përfshirë në sherr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona në ambientet e Komisariatit të Korçës, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026