Maduro publikon foto nga qelia në SHBA, ja mesazhi që dha ish-Presidenti i Venezuelës
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka publikuar në rrjetin social X disa fotografi të realizuara gjatë muajit qershor në Nju Jork, ku mbahet i arrestuar që prej 3 janarit.
Në imazhet e shpërndara, Maduro shfaqet i veshur me një kostum sportiv gri, duke buzëqeshur dhe duke bërë shenjën e fitores me gishta përpara kamerës. Ai i përshkruan fotografitë si një “dhuratë të vogël dashurie dhe shprese”, të dedikuar për nipërit e mbesat, fëmijët dhe të gjithë ata që, sipas tij, vazhdojnë ta mbështesin.
Në mesazhin shoqërues, Maduro falënderon ndjekësit për lutjet, solidaritetin dhe mbështetjen që thotë se i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Dua ta dini se jemi të palëkundur, me zemrat të mbushura me dashurinë tuaj,” shkruan ai, ndërsa i fton mbështetësit ta mirëpresin publikimin e fotografive “me gëzim dhe shpresë”.
Në një tjetër pjesë të mesazhit, ai përmend bashkëshorten e tij, Cilia Flores, duke thënë se të dy “i përqafojnë përgjithmonë” ndjekësit e tyre dhe se besimi te Zoti mbetet i pandryshuar.
Maduro e mbyll postimin me një citim nga apostulli Pal, nga letra drejtuar Romakëve (8:37), dhe me mesazhin: “Do të vazhdojmë të jemi të fortë, të qetë dhe plot besim. Zoti është me ne. Venezuela do të rilindë.”
Ish-presidenti venezuelian u arrestua më 3 janar gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku vijon të mbahet në paraburgim.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)