Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë

30 Gusht 2026 | 13:49

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se nuk beson se Rusia do të rrezikonte të sulmonte një vend anëtar të NATO-s, duke i cilësuar si spekulative paralajmërimet se Moska mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e aleancës deri në vitin 2029.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Stubb tha se nuk sheh prova apo të dhëna që mbështesin një skenar të tillë. Sipas tij, Rusia nuk do të kishte interes të përballej me “aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”.

Megjithatë, presidenti finlandez theksoi se aleatët nuk duhet të ulin vigjilencën dhe duhet të jenë të përgatitur për skenarin më të keq, me qëllim parandalimin e tij.

Stubb tha se vlerësimi i tij bazohet në të dhënat e inteligjencës dhe në fuqinë mbrojtëse të NATO-s, duke përmendur forcat konvencionale, raketat dhe armët bërthamore të aleancës.

Ai shprehu gjithashtu skepticizëm për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë. Sipas tij, gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm kinez, ky i fundit kishte deklaruar se Kina nuk do të lejonte një zhvillim të tillë.

Stubb argumentoi se një pjesë e strategjisë informative të Rusisë synon të përhapë frikë në Evropë, duke nxitur debate mbi mundësinë e përshkallëzimit të luftës, përdorimit të armëve bërthamore apo një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026