Dita e 96-të e protestës, organizatorët paralajmërojnë tubim para Parlamentit më 8 shtator

6 Shtator 2026, 21:15Politika TEMA
Dita e 96-të e protestës, organizatorët paralajmërojnë

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një rritje e numrit të qytetarëve që i bashkohen protestës.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se të martën e datës 8 shtator do të jenë para Parlamentit, me nisjen e sesionit të ri Parlamentar.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lini një Përgjigje