Kultivuan 355 bimë narkotike në Fushë-Arrëz, bien në pranga dy persona
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Apripë e Gurit, Fushë-Arrëz.
Sipas raportimeve të Policisë, në pranga kanë rënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 355 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies nga Policia.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.
Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)