Muzikë mes historisë së Kalasë, Orkestra e Harqeve performon në sheshin “Gensher”

29 Gusht 2026 | 16:52

Muzika bashkëkohore dhe historia u takuan në një prej hapësirave më karakteristike të Elbasanit, teksa sheshi “Gensher”, pranë Portës së Kalasë, u kthye në një skenë të hapur për tingujt e Orkestrës së Harqeve, në një koncert që solli një repertor modern për publikun elbasanas.

Nën drejtimin e dirigjentëve Antonio Pine dhe Sami Kaziu, tingujt e instrumenteve me harqe u ndërthurën me ritmet e muzikës bashkëkohore, duke krijuar një atmosferë të veçantë në hapësirën historike.

Koncerti vijoi mes arkitekturës dhe historisë së Kalasë, duke i dhënë muzikës një tjetër dimension dhe duke e kthyer një prej pikave simbolike të qytetit në një skenë për artin.

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë ta afrojnë publikun me muzikën bashkëkohore dhe të sjellin aktivitete të reja kulturore në hapësirat publike të qytetit.

Një mbrëmje ku tingujt bashkëkohorë u përballën me historinë e Elbasanit, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e hapësirave historike për të pritur aktivitete artistike dhe kulturore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas 14 vitesh mungesë, rikthehet në Tiranë Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

Pas 14 vitesh mungesë, mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në një event që solli në vëmendje historinë, emrat dhe krijimtarinë...
20:47 | 04/09/2026

Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë

Balerinët, valltarët, akrobatët dhe këngëtarët e skenës pritet të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti pas ndërprerjes së aktivitetit dhe deri në daljen në pension. Për...
20:25 | 02/09/2026

Projektligji, mbështetje financiare për artistët para daljes në pension

Artistët e skenës mund të përfitojnë pagesë nga shteti pasi të ndërpresin aktivitetin profesional, por para daljes në pension. Projektligji i ri parashikon trajtim financiar...
13:37 | 02/09/2026