GJKKO cakton masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e policisë Uljan Shpataraku

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
29 Gusht 2026 | 13:41

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.

Moskompetenca është kërkuar nga ana e avokatit mbrojtës, po ashtu është kërkuar një masë më e butë sigurimi.

Mësohet se, gjatë seancës, Shpataraku ka mohuar akuzën dhe është shprehur se nuk ka lidhje me veprën penale në ngarkim të tij.

Në seancë, avokati ka paraqitur fakte që përbëjnë rrethana lehtësuese sa i takon masës së sigurimit në ngarkim të Shpatarakut.

Shpataraku, i arrestuar nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit, pasi shoqëronte Ergys Agasin, ishte përjashtuar nga Policia disa javë më parë. Pas arrestimit, ndaj tij nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që e posedonte për shkak të funksionit.

Shpatarakut iu hoq leja e armës, ndërsa gjatë procedurave është sekuestruar arsenali i armëve që mbante në banesën e tij.

Gjatë verifikimeve, sipas të dhënave të bëra publike, rezultoi se ish-zyrtari policor mbante në banesë, me leje, disa armë zjarri private.

Në kuadër të procedurave, janë sekuestruar gjithsej 7 armë, konkretisht 3 pistoleta, 2 shotgunë dhe 2 pushkë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026