Aksident në aksin Vlorë-Orikum, automjeti përplas këmbësoren që mbante në krahë foshnjën 3-muajshe

29 Gusht 2026 | 12:57

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”.

Sipas raportimeve, një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.

Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026