Policia e Korçës, ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, i cili dyshohet të jetë autori i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari dy ditë më prë në fshatin Moravë të qytetit.
Kujtojmë se i riu mbeti i plagosur në bark, dhe u paraqit pranë urgjencës së Spitalit Rajoonal Korçë, si fillim ai nuk pranoi të tregonte se kush isjte autori por më pas nga dëshmia e tij u zbulua identiteti i të dyshuarit. Kujtojmë se siç kemi raportuar edhe më parë dyshohet se shkak për konfliktin e agravuar ka qenë një borxh prej 100 mijë lekësh së vjetra mes të përfshirëve.
Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Ndaj u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe pastaj u shoqërua për në ambientet e Komisariatit.
Sipas 23 vjeçarit, autori i i kishte para borxh, siç e sipërpërmendëm, mendohet 100 mijë lekë, dhe sipas tij ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i këkruar kthimin e parave, por debati agravoi në përdorimin e thikës.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

