Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër! Një automjet mbetet i varur në pemë, plagosen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Dibër! Një automjet mbetet i varur
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e njohur si Boçevë.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet tjetër, ndërsa si pasojë, njëri prej mjeteve ka përfunduar i varur në një pemë pranë rrugës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese