Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Incidentet në Zvërnec, Rama sqaron SOT projektin: E kam radhën unë për të folur

Shkruar nga Newsbomb
Incidentet në Zvërnec, Rama sqaron SOT projektin: E kam radhën
Edi Rama

Ditën e djeshme në Tiranë u zhvillua protestë pas incidentit të raportuar në zonën e Zvërnecit, ku punonjës të kompanisë private Major Security ushtruan dhunë ndaj qytetarëve që kundërshtonin ndërtimin e një resorti në atë zonë.

Ndëerkohë që njëkohësisht kyeministri Edi Rama, ka lajmëruar se sot në orën 10:00do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flasë më gjerësisht në lidhje me projektin e planifikuar në zonë, të cilin e cilëson si një investim të rëndësishëm për vendin, duke shtuar se rreth tij janë shpërndarë informacione të pavërteta dhe keqinterpretime. Rama po ashtu ka dënuar ashpër çdo akt dhune të ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tashmë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë, e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Vlorës”, shkroi Rama dje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese