Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Morri zvarrë protestuesin në Vlorë, punonjësi i “Major Security", Gerald Biba lihet në burg

Shkruar nga Newsbomb
Morri zvarrë protestuesin në Vlorë, punonjësi i “Major
Pamje nga protesta, Gjykata e Vlorës

Është lënë prapa hekurave roja private e kompanisë “Major Security” Gerlado Biba, i cili akuzohet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për punonjësin Geraldo Biba i cili gjatë protestës së zhvilluar ditën e shtunë në Vlorë, u shfaq duke tërhequr zvarrë një nga protestuesit.

Gjatë seancës gjyqësore, pas dëgjimit të dy palëve  në lidhje me situatën e ndodhur, gjykata vendosi që të lërë në paraburgim Gerald Bibën. vendim ky i vlefshëm deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Mëngjesin e kësaj të hëne, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një reagimi zyrtar u bë me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”,  pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Sipas njoftimit të bërë nga BLUTË: “Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.”

Kujtojmë se ditën e djeshme është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Geraldo Biba, 32 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i shoqërisë private të sigurisë “Major Security”. Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese