Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Kasharit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll
