Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie, Ilir Meta niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit

Shkruar nga Newsbomb
Nën masa të rrepta sigurie, Ilir Meta niset drejt Skraparit për
Ilir Meta me babain e tij

Ilir Meta ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut dhe është shoqëruar drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta.

Sipas raportimeve të gazetares Anila Hoxha, Meta ka dalë nga burgu rreth orës 07:00, nën masa të posaçme sigurie dhe i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në vendlindjen e familjes Meta, në Çepan, ku familjarë, të afërm, miq dhe bashkëfshatarë do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Kujtojmë se Rexhep Meta, babai i ish-presidentit u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese