Presidenti ukrainas Zelenski ka deklaruar ditën e sotme se ushtria ukrainase ka arritur të shkatërroje rrjetin e furnizimit rus në të gjitha territoret e pushtuara. Me anë të një videomesazhi ai tha se nga janari deri në maj forcat ukrainase kanë goditur 15 rafineri nafte në Rusi duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta në furnizimin me karburant në zonat e kontrolluara nga Moska.
Ai tha se Ukraina po zgjeron fushën e veprimit të saj duke synuar jo vetëm frontin e luftës por edhe infrastrukturën e Rusisë.
Në gadishullin e Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, shoferët po përballen me krizën e benzinës, pasi sulmet me dronë ukrainas kanë vështirësuar transportin e karburantit, duke krijuar mungesa të ndjeshme në tregun lokal.
