Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu hoq licenca pas tensioneve dhe dhunës në Zvërnec! Kush janë “Major Security” dhe “Myrto Security”, administratorët, aktiviteti dhe kontratat publike

Shkruar nga Newsbomb
Iu hoq licenca pas tensioneve dhe dhunës në Zvërnec! Kush
"Major Security" dhe "Myrto Security"

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mëngjesin e kësaj të hëne, duke dhënë detaje të reja lidhur me përplasjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e Zvërnecit, ku qytetarë dhe aktivistë protestuan kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.

Përmes një reagimi zyrtar blutë e shtetit bënë me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”,  pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Sipas të dhënave, shoqëria private e sigurimit “Major Securituy”, është 100% nën administrimin e Shpresa Myzyrit. Shoqëria është themeluar në nëntor të 2016-ës, me një kapital themeltar prej 100 000,00 lekë dhe me seli qëndrore në lagjen 15 në qytetin e Durrësit.

Licenca që zotëronte kjo shoqëri deri para si t'i hiqej ditën e sotme, ishte në: “Sigurimin fizik të objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politike”, me objekt veprimtarie: “Transport kombëtar dhe ndërkombëtar për mallra dhe pasagjere me mjete të veta ose të të tretëve të me komunikacion tokësor dhe detar. Import- eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të materialeve e konfeksioneve metalike, materialeve të ndërtimit dhe dyerve të blinduar”, sipas të dhënave të publikuara nga OpenCorporates.

Ndërsa Myrto Security, është 100% në pronësinë e Hysni Myrtaj. Aktiviteti i shoqërisë private ka filluar në shtator të vitit 2001, me seli qëndrore në Fier, por me disa seli të tjera të shpërndara edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në objektin e veprimtarisë së “Myrto Security”, përfshihen sigurimi fizik i objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social - kulturore, sportive, fetare e politik, por edhe sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve te çmuara gjate transportit. Gjithashtu edhe prodhim, riparim si dhe tregtia brenda vendit e mallrave ushtarake, armeve te zjarrit, armëve të gjuetisë dhe sportive, apo e lëndëve pirotektike.

Po ashtu me datë 12.06.2015, u hartua akt marrëveshja e bashkimit me përthithje të shoqërisë “Myrto” (shoqëria e perthithur) me NIPT K33003404V me shoqërinë “Myrto Security” sh.p.k (shoqëria përthithëse).

“Myrto Security” numëron ndër vite 38 kontrata publike në total, të nënshkruara këto kryesisht në fushën e shëndetësisë. Më konkretisht me Ministrinë  e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik Tiranë, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Spitali Psikiatrik Elbasan, Spitali Psikiatrik Vlorë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier, Drejtoria e Spitalit "Ihsan Cabej" Lushnje, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë, Drejtoria e Shëndetit Publik Elbasan, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koco Gliozheni" Tiranë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Gjirokastër, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,  Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Fier, Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese