Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi me grusht dhe tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Geraldo Bibën

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me grusht dhe tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec,
Geraldo Biba

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 32-vjeçarit Geraldo Biba, i cili u arrestua nga policia pasi goditi me grusht dhe tërhoqi zvarrë një protestues në Zvërnec të Vlorës.

Mësohet se, pasi prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurores dhe caktoi ndaj të riut masën “arrest në burg”.

Goditja me grusht dhe tërheqja zvarrë e protestuesit shkaktoi indinjatë në publik, ndërsa policia arrestoi Bibën disa orë më pas.

Pas këtij incidenti, kompanisë që administronte Geraldo Biba, “Mayor Security”, iu hoq licenca këtë të hënë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese