Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Për çfarë po protestohet?” Rama për Zvërnecin: Shqipëria është e shqiptarëve, po bien pre e manipulimeve dhe pseudomyslimanëve pa Kuran (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
“Për çfarë po protestohet?” Rama për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te debati i krijuar rreth projektit që pritet të zhvillohet në Zvërnec, duke i cilësuar reagimet dhe protestat kundër tij si të nxitura nga dezinformimi dhe manipulimi.

Gjatë fjalës së mbajtur para socialistëve të Beratit, kreu i qeverisë theksoi se pretendimet për rrezikimin e biodiversitetit dhe heqjen e statusit të mbrojtur të zonës nuk qëndrojnë. Sipas tij, Zvërneci ka qenë dhe mbetet një peizazh i mbrojtur, ndërsa ata që sot ngrejnë akuza ndaj qeverisë po injorojnë faktin se ishte pikërisht Partia Socialiste ajo që zgjeroi ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.

Rama u shpreh se debati i vërtetë nuk lidhet me mbrojtjen e natyrës, por me modelin e zhvillimit që do të ndjekë Shqipëria në vitet e ardhshme. Ai nënvizoi se investimi i planifikuar në Zvërnec synon të sjellë turizëm elitar dhe përfitime ekonomike për të gjithë zinxhirin e biznesit lokal, nga bujqësia te shërbimet.

“Ka një protestë në Tiranë? Për çfarë protestohet? Protestohet për të mbrojtur natyrën, por kush e ka kërcënuar natyrën? Protestohet për të mos lejuar shkatërrimin e biodiversitetit, por kush e ka vënë në rrezik? Protestohet sepse është hequr nga zona e mbrojtur Zvërneci, por kush e ka hequr? Dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone e mbrojtur ka qenë? Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë dhe kështu është edhe sot dhe kështu do të jetë edhe nesër.

Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do të mbrohet apo jo biodiversiteti, sepse kjo është pjesë e pandashme e detyrave dhe punës sonë si qeveri në raport me çdo lloj investitori. Debati sot nuk është a do hiqet apo do të rrijë ajo zonë si peizazh i mbrojtur, sepse ajo ka qenë, është dhe do të jetë peizazh i mbrojtur. Debati sot është më i thjeshtë, por edhe më i thellë se kaq. Çfarë Shqipërie do të zhvillojmë ne dhe çfarë Shqipërie do të kemi ne pas 5 apo 15 vitesh dhe si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht, prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë, nëse ne industrinë tonë kryesore e kemi turizmin dhe turizmi është një industri e cila zhvillohet pikërisht nga ato vende që kanë respekt për natyrën, për mjedisin dhe nxjerrin mësime nga gabimet e shkuara.

Por nëse ne mendojmë që do të rrisim pagat, pensionet, konsumin, zinxhirin e vlerës në territoret tona pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim. Nëse ne mendojmë se do të përqendrohemi dhe do të vazhdojmë me investimet e vogla, copa-copa vetëm, dhe me hotelet që sjellin vetëm turizmin masiv, i cili ka qenë shumë i mirë për ne në këtë periudhë, por nuk është i qëndrueshëm, atëherë ne mendojmë gabim”, tha kryeministri Edi Rama, duke hedhur më tej poshtë të gjitha pretendimet që lidhen me shitjen e territorit apo me teoritë e përhapura në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si manipulime të qëllimeshme.

Sipas tij, projekti ende nuk është përfunduar dhe po hartohet nga studio ndërkombëtare prestigjioze, ndërsa çdo hap do t’i nënshtrohet standardeve të rrepta mjedisore përpara se të marrë lejen përfundimtare të ndërtimit.

“Studimi mjedisor po bëhet nga një prej studiove më prestigjioze në botë, se e kemi kërkuar ne, dhe pa të gjitha këto nuk ka leje ndërtimi, leja e zhvillimit është e para për konceptin e përgjithshëm dhe për të gjitha porositë”, tha Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Një nga gjërat që mua më bëjnë të ndihem mirë është kur shoh nga njëherë që mund ta kem mendjen si janë rritur sot të gjitha ato pemë që kemi mbjellë qysh në vitin 2001-2002. Por nuk është vetëm Tirana, por është në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund të rri dot pa iu rikthyer temës së ditës që ka të bëjë me mjedisin. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS, parkun e Vjosës nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, por ne. Shqipërinë me thuajse 25% të territorit zonë të mbrojtur e kemi vizatuar ne, PS. Dhe të flasësh për zonat e mbrojtura, të flasësh për peizazhet e mbrojtura, natyrën në tërësi dhe t’i kthehesh PS-së dhe qeverisë së PS-së, përfshirë edhe mua këtu, duke i parë dhe i treguar me gisht si rreziku, ky është kulmi, ky është kulmi dhe është një kulm që mund ta arrijë vetëm verbëria e kombinuar me dezinformimin, injoranca e kombinuar me manipulimin, që mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi e kombinuar me ata që e duan sinqerisht këtë vend, por që, të përfshirë emocionalisht, nuk informohen.

Ka një protestë në Tiranë? Për çfarë protestohet? Protestohet për të mbrojtur natyrën, por kush e ka kërcënuar natyrën? Protestohet për të mos lejuar shkatërrimin e biodiversitetit, por kush e ka vënë në rrezik? Protestohet sepse është hequr nga zona e mbrojtur Zvërneci, por kush e ka hequr? Dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone e mbrojtur ka qenë? Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë dhe kështu është edhe sot dhe kështu do të jetë edhe nesër.

Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do të mbrohet apo jo biodiversiteti, sepse kjo është pjesë e pandashme e detyrave dhe punës sonë si qeveri në raport me çdo lloj investitori. Debati sot nuk është a do hiqet apo do të rrijë ajo zonë si peizazh i mbrojtur, sepse ajo ka qenë, është dhe do të jetë peizazh i mbrojtur. Debati sot është më i thjeshtë, por edhe më i thellë se kaq. Çfarë Shqipërie do të zhvillojmë ne dhe çfarë Shqipërie do të kemi ne pas 5 apo 15 vitesh dhe si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht, prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë, nëse ne industrinë tonë kryesore e kemi turizmin dhe turizmi është një industri e cila zhvillohet pikërisht nga ato vende që kanë respekt për natyrën, për mjedisin dhe nxjerrin mësime nga gabimet e shkuara.

Por nëse ne mendojmë që do të rrisim pagat, pensionet, konsumin, zinxhirin e vlerës në territoret tona pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim. Nëse ne mendojmë se do të përqendrohemi dhe do të vazhdojmë me investimet e vogla, copa-copa vetëm, dhe me hotelet që sjellin vetëm turizmin masiv, i cili ka qenë shumë i mirë për ne në këtë periudhë, por nuk është i qëndrueshëm, atëherë ne mendojmë gabim.

Dhe kush mendon që turizmi cilësor, i konsumatorëve që vijnë dhe paguajnë dhomën shumë shtrenjt, është një turizëm që u vlen vetëm atyre që vijnë, mendon komplet gabim, sepse ata kur vijnë, në radhë të parë, duan të ushqehen me çfarë prodhon vendi dhe investime si ky i Zvërnecit janë investime që do t’i donte çdo vend dhe janë investime të cilat jo çdo vend do t’i shohë që t’i bëjë Shqipëria dhe janë investime të cilat mobilizojnë çfarë ka rreth e rrotull: bujqit, blegtorët, të ardhurat që shpërndahen në të gjithë këtë zinxhir vlere, patjetër duke rritur vlerën e pronës së patundshme të të gjithë atyre që janë rreth e rrotull, por edhe në Shqipëri.

Në momentin që sot, miqtë e mi, transformimi i gjithë vijës bregdetare të Vlorës, pa filluar akoma, e ka rritur katërfish vlerën e pronës dhe ato janë prona të shqiptarëve. Çfarë do të thotë që ne Shqipërinë nuk ua japim të huajve? Kush e ka vënë në diskutim këtë? Shqipëria është e shqiptarëve, por puna është si do t’i bëjmë shqiptarët të ndihen në Shqipëri si qytetarë që janë të barabartë në gjithçka, apo si qytetarë të një vendi që, ndryshe nga të tjerët, ka mundësi të bëhet konkurrues në ligën e lartë të turizmit e nuk bëhet se ka frikë nga ndryshimi dhe investimi.

Kush proteston duhet të nxjerrë dhe të tregojë projektin për të cilin proteston, por nuk kanë si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk është përfunduar, ka filluar dhe po punohet prej pothuajse tre vitesh, sepse në emrin tuaj, të interesit të shqiptarëve, se Shqipëria është e shqiptarëve, kemi mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim shumë kërkues për standardet e një projekti që do të sjellë 4 miliardë euro në Shqipëri. 27 miliardë euro është i gjithë prodhimi i përgjithshëm kombëtar.

Kemi qenë shumë kërkues për të gjitha këto shqetësime që kanë ata të cilët bien pre e manipulatorëve, bien pre e disa pseudomyslimanëve pa iman, pa Kuran, që përhapin gjithëandej një legjendë skandaloze që Zvërneci i është shitur Izraelit dhe aty do të vijnë palestinezë. Madje, madje përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e atij rojes që bëri atë akt skandaloz, sepse duan ta vrasin dhe e thonë, vendosin lekë, euro, në ato faqet e tyre të ndyra duke i bërë thirrje urrejtjes dhe duke ngatërruar gjërat pikërisht në atë natyrë të cilës i druhet bota demokratike, duke përdorur manipulimin e rrjeteve sociale.

Çfarë lidhje kanë ata me Allahun? Si mund të jenë ata në aleancë me median greke? Janë dy qenie komplet të ndryshme dhe na është shqetësuar e gjithë media greke për mjedisin në Shqipëri, ndërkohë që askush nuk tregon projektin sepse projekti është duke u punuar nga 5 studio nga më prestigjiozet nëpër botë për Zvërnecin, nga inxhinierë të mbledhur ndër më të mirët në botë, edhe për mjedisin.

Studimi mjedisor po bëhet nga një prej studiove më prestigjioze në botë, se e kemi kërkuar ne, dhe pa të gjitha këto nuk ka leje ndërtimi, leja e zhvillimit është e para për konceptin e përgjithshëm dhe për të gjitha porositë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese