Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kishte munguar rreth dy muaj në punë, jep dorëheqjen zëvendëskryeministri në Maqedoninë e Veriut: Kjo është e drejtë dhe dinjitoze

Shkruar nga Newsbomb
Kishte munguar rreth dy muaj në punë, jep dorëheqjen
Arben Fetai

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Në një postim në Facebook ai bëri të ditur se ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministri Hristijan Mickocski, duke i dhënë fund një periudhe të shoqëruar me polemika për shkak të mungesës së tij në aktivitetet qeveritare.

Fetai e ka cilësuar këtë veprim të mirëmenduar dhe se është i bindur se kjo është e drejte dhe dinjitoze.

 “Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reforma që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Fetai, ndërsa pranon se jo gjithçka është arritur sipas pritshmërive.

Kujtojmë se disa javë më parë Arben Fetai u përfshi në debat publik për mungesat e gjata në punë. Kjo çështje mori vëmendjen e publikut kur ai mungoi në seancën e pyetjeve të deputetëve më 18 maj, megjithëse më herët ishte paralajmëruar pjesëmarrja e tij.

Pyetja që u shtrua a ishte: A vazhdonte ai merrte pagë nga buxheti i shtetit?

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Mickoski deklaroi se do të zhvillonte një takim me Fetain dhe se pas tij do të sqaroheshin shumë çështje që lidhen me pjesëmarrjen e tij në Qeveri. Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse zëvendëskryeministri vazhdonte të merrte pagë pavarësisht mungesave.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese