Halit Valteri
Ish-deputeti Halit Valteri është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai dyshohet se është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ngjarja e ndodhur në nëntor të 2019, ku në atë periudhë, Valteri bëri disa deklarata publike dhe publikoi pamje të ndryshme që lidhen me çështjen. Për këtë arsye, ai është thirrur për të sqaruar rrethanat që mund të ketë njohuri.
Në atë kohë, vetë Valteri publikoi edhe një video, e cila hidhte më tepër dritë në atë ngjarje.
Sondazh
Poll
