Kushner: Zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Izrael, po ndikojnë në sjelljen joracionale ndaj Gazës

I dërguari i posaçëm amerikan Jared Kushner ka deklaruar se zgjedhjet e Knesetit të muajit të ardhshëm kanë bërë që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu të veprojë në mënyrë “joracionale” kur bëhet fjalë për Gazën.
“Mendoj se jemi dakord me izraelitët për gjendjen përfundimtare të Gazës. Ata thjesht kanë zgjedhje dhe kjo i bën pak joracionalë në disa aspekte”, tha Kushner në një dalje para mediave gjatë vizitës së tij në Kiev, ku po merrte pjesë në negociatat mbi luftën.
Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të avancojnë planin e Bordit të Paqes për çarmatimin e Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza, i cili duhet të shoqërohet me tërheqjen izraelite nga Shiriti.
Megjithatë, kundërshtimi i Izraelit ndaj planit ka çuar në ngecjen e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



