Gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë, transmeton Gazeta Metro.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të krijohen kushtet që do të kërkonin vendosjen e masave të përkohshme në trafik.
Institucionet do të vazhdojnë ta përcjellin situatën meteorologjike në baza ditore. Në rast të ndryshimit të kushteve dhe aktivizimit të kufizimeve, operatorët ekonomikë dhe qytetarët do të njoftohen me kohë.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim./gazetametro.net