Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

2026/07/03 at 12:55 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

Epoka e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë duket se po i afrohet fundit. Sipas motrës së tij, Kátia Aveiro, Botërori 2026 do të jetë turneu i fundit i legjendës portugeze me ekipin kombëtar.


Vetëm pak orë para sfidës së Portugalisë ndaj Kroacisë në Toronto (sot 01:00), Kátia Aveiro bëri një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv.

“Sipas informacionit që kam, ai mund t’i thotë lamtumirë kombëtares. Jo sot, por besoj se kjo është përshëndetja e fundit. E kam fjalën për kombëtaren e Portugalisë. Sipas një burimi të besueshëm, Botërori do të jetë ‘vallja e fundit’ e tij”, u shpreh ajo për Sport TV.

Nëse ky skenar konfirmohet, Ronaldo do ta mbyllë karrierën ndërkombëtare si futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Portugalisë, me 232 ndeshje (duke përfshirë edhe atë ndaj Kroacisë), si dhe si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 145 gola.

Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, 41-vjeçari ka fituar tre trofe të rëndësishëm: Euro 2016 dhe dy edicione të UEFA Nations League. Megjithatë, trofeu i Botërorit mbetet ende ëndrra e madhe që nuk ka arritur ta realizojë me Portugalinë, ndaj synon ta mbyllë aventurën ndërkombëtare pikërisht me këtë objektiv.

Kátia Aveiro mbrojti gjithashtu vëllanë e saj nga kritikat, duke theksuar se askush nuk mund ta zbehë atë që ai ka arritur gjatë më shumë se dy dekadave në futboll.

“Ata që e kuptojnë futbollin duhet ta vlerësojnë Ronaldon. Ai ka dominuar për më shumë se 20 vite. Shikoni nga kemi ardhur si familje dhe çfarë sakrificash ka bërë nëna jonë. A mendoni se kritikat do të ndikojnë në lumturinë tonë? Kurrë!”, deklaroi ajo.

Në fund, motra e pesë herë fituesit të Topit të Artë u shpreh krenare për rrugëtimin 23-vjeçar të Ronaldos me fanellën e Portugalisë.

“Më e rëndësishmja është të shijojmë këto mbi 20 vite që kemi përjetuar. Jam jashtëzakonisht krenare. Kam qenë në Katar dhe jam edhe këtu. Është një krenari e madhe. Kam besim se në fund do të buzëqeshim. Cristiano është më i qetë se ne dhe transmeton shumë besim. Kushdo qoftë kundërshtari, duhet të jemi të përgatitur për ta përballuar”, tha ajo.



Ju sugjerojmë

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit
Aktualitet

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit

4 Shtator, 2026 4:34 pm
Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë
Aktualitet

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

20 Gusht, 2026 5:35 pm
Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle
Aktualitet

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle

7 Gusht, 2026 7:14 pm
Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare
Aktualitet

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

1 Gusht, 2026 3:16 pm
Dy hartat territoriale, PD sfidon me referendum:Ta zgjedhë qytetari
Kryesore

Dy hartat territoriale, PD sfidon me referendum:Ta zgjedhë qytetari

31 Korrik, 2026 5:13 pm
Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona
Bota

Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

31 Korrik, 2026 3:12 pm
Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme
Aktualitet

Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme

31 Korrik, 2026 2:26 pm
Belinda Balluku shkon në SPAK
Kronikë

Belinda Balluku shkon në SPAK

31 Korrik, 2026 2:10 pm
Reforma Territoriale/Mazniku argumenton shkurtimin e bashkive: Efiçenca dhe ekonomia
Kryesore

Reforma Territoriale/Mazniku argumenton shkurtimin e bashkive: Efiçenca dhe ekonomia

31 Korrik, 2026 2:04 pm
Reforma Territoriale, Berisha: Rama do vazhdojë krimin ndaj shqiptarëve
Kryesore

Reforma Territoriale, Berisha: Rama do vazhdojë krimin ndaj shqiptarëve

31 Korrik, 2026 12:56 pm
Para
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
















TE FUNDIT

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit
4 Shtator, 2026

2026 po shënon një kapitull të ri për Rossmann & Lala. Një vit ndryshimesh të rëndësishme, investimesh dhe zhvillimi, që...

Lexo më shumë

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë
20 Gusht, 2026

Tirana Bank e mbylli gjysmën e parë të vitit 2026 me një performancë financiare mbi pritshmëritë dhe rritje të balancuar...

Lexo më shumë

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle
7 Gusht, 2026

Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur njëpartneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, branditmesdhetar lifestyle me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare
1 Gusht, 2026

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}