75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / G T

Ashtu si Zhegrova edhe Milot Rashica lihet jashtë listës së Besiktasit për ndeshjet e UEFA Europa League

Milot Rashica është lënë jashtë listës së Besiktasit për ndeshjet e UEFA Europa League.

Edhe pse lista e klubit turk nuk është publikuar zyrtarisht, mësohet se emri i lojtarit kosovar nuk do të jetë aty, shkruan Indeksonline

Skuadra e Besiktasit dëshiron largimin e Rashicës, i cili ka edhe një vjet kontratë.

Për shkak se është informuar vonë, Rashica ende është në dilema të mëdha për të ardhmen e tij, pasi në shumë liga është mbyllur afati kalimtar.

Kujtojmë që përveç Rashicës edhe Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Juventusit në garat e UEFA-s./Indeksonline/