75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Zjarri i madh në pyjet e Ratishi të Epërm të Deçanit

Një zjarr i madh ka kapluar pyjet e fshatit Ratishi i Epërm në Deçan.

Sipas banorëve të kësaj zone zjarrfikësit dhe qytetarët, së bashku janë angazhuar për të shuar zjarrin.

Më tutje banorët thonë se tereni ishte shumë i papërshtatshëm për kamionët e zjarrfikësve, por në fund zjarri u lokalizua.

Banorët thonë se dëmet janë shumë të mëdha, pasi janë djegur edhe shtylla elektrike, por fatmirësisht arritëm ta shpëtonim trafon.

Ata kanë falënderuar zjarrëfikësit dhe qytetarët për ndihëmën në shuarjen e zjarrit./Indeksonline/