75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / S Z

Aksident në Malishevë, këmbësori goditet në zebra

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore në Malishevë, ku një këmbësorë është goditur teksa po kalonte në vijat e bardha.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Nuk dihet për gjendjen e këmbësorit, i cili u godit teksa po e kalonte rrugën në zebra./Indeksonline/