75 Mall Live Search
11:25 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / F.R

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës arrijnë në seancë, mungon mazhoranca

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në Kuvend, në pritje të vazhdimit të seancës së paralajmëruar për sot në orën 11:00.

Në sallën e Kuvendit kanë arritur edhe deputetë të Aleancës, ndërsa nga mazhoranca, deri tani, nuk është vërejtur prani e deputetëve.

Ndërkohë deputetët e PDK-së kanë futur mikrofonat e mediave në foltoren e Kuvendit, duke përcjellë mesazhin se deputetët duhet të jenë në sallë dhe të këmbëngulin për krijimin e institucioneve.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/