75 Mall Live Search
07:49 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / F.R

​PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vijuar aktivitetin e saj të përditshëm përpara objektit të qeverisë.

Grupi parlamentar i kësaj partie sërish parashtroi kërkesën për thirrjen e seancës konstituive dhe formimin e institucioneve, raporton IndeksOnline.

Protestës së sotme, PDK-së iu bashkuan asamblistë dhe aktivistë nga Prishtina, bashkë me disa deputetë të Aleancës.

Protestat e PDK-së para qeverisë kanë hyrë në javën e katërt.