Kush është kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës?/ Përgjigjet Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkë...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me takimin e kryedemokratit Sali Berisha në New Jersey të SHBA-së.
Në një lidhje me Euronews Albania, Mediu u shpreh se takimi i sotëm tregoi dëshirën e madhe të shqiptarëve të Amerikës për të takuar Berishën dhe për të bashkëbiseduar me të.
“Unë mendoj që çdo gjë ka shkuar jashtëzakonisht mirë, tej pritshmërive. Takimi i sotëm tregoi që shqiptarët e Amerikës kishin një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për të takuar zotin Berisha dhe për të bashkëbiseduar me të. Ka pasur një bashkëbisedim me pyetje dhe përgjigje dhe një takim jashtëzakonisht i bukur, i cili vjen mbas një takimi që u bë mbrëmë në një darkë të shtruar me përfaqësues të komunitetit shqiptar të të gjitha trojeve, që ishte jashtëzakonisht pozitiv, me figura të cilat njihen tashmë për kontributin e tyre edhe për çështjen e Kosovës, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni, për çështjen kombëtare në përgjithësi, por edhe përfaqësues, ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, por edhe të politikës amerikane, të cilët asistuan darkën e mbrëmshme”, u shpreh Mediu.
I pyetur për raportimet lidhur me një protestë që është bërë sot në SHBA, Mediu tha se Berishën nuk deshën ta linin në Amerikë dhe jo most ë kishte njerëz që protestonin kundër tij.
Ai shton më tej se i vetmi autoritet i cili ka qenë dy herë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar zyrtarisht ka qenë kryedemokrati Sali Berisha.
“Zotin Berisha nuk deshën ta linin në Amerikë jo më mos të kishte shtatë veta që të protestonin. Është është bërë një politikë e tëra për ta shkatërruar opozitarizmin dhe në një mënyrë të veçantë për të shkatërruar historinë politike që ka ndërtuar zoti Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse ne ndonjëherë i marrim ccështjet në kuptimin personal, por harrojmë që ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë për historinë e ndërtuar ndër vite ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.
Dhe për të freskuar kujtesën gjithsecili: I vetmi autoritet i cili ka qenë dy herë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar zyrtarisht ka qenë zoti Berisha, me Presidentin Bush edhe me Presidentin Clinton. I vetmi autoritet i cili ka pritur një president të zgjedhur në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka qenë zoti Berisha. Dhe ka dhënë dy lajme të jashtëzakonshme Presidenti Bush në Tiranë, që ka qenë pavarësia e Kosovës edhe Shqipëria në NATO.
Kryeministri që firmosi në atë kohë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO që është një nga fitoret më të mëdha të shqiptarëve dhe jetën shqiptare të Shqipërisë për kombin shqiptar, ishte zoti Berisha”, u shpreh Mediu. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në ta...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në takimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon s...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videome...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një p...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar lidhur me situatën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paradit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet e kr...
Kryeministri Edi Rama, në një pjesëz video-postimi në publ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një qëndrim të radhës lidhu...
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Himarën, në zonën e prek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur...
Aktivisti Florjan Binaj ka qartësuar sot publikisht dilemë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Aktivisti i njohur Florian Binaj foli sot lidhur me një ka...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reguar sot lidhur me pjesëma...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetin lindor gjerm...
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...