PDK kërkon konstituimin e Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sërish konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës dhe përfundimin e krizës politike e institucionale.
Përmes një njoftimi në facebook, PDK-ja ka deklaruar se sot shënohet dita e 27-të e asaj që e cilëson si përmbysje të rendit kushtetues, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.
“Edhe sot, në ditën e 27-të të përmbysjes së rendit kushtetues, PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti”, thuhet në njoftim.
PDK-ja u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që janë për demokraci, respektim të rendit kushtetues dhe funksionim normal të institucioneve, që të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit.
“Dhe kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

