75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / AR

Ish-banorët e BBVK reagojnë pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova kanë reaguar me dhimbje pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Laurent Krasniqit.

Lajmi për vdekjen e papritur të ish-banorit ka tronditur të gjithë ata që e njohën dhe ndanë momente me të gjatë eksperiencës në BBVK, shkruan Indeksonline./

Përmes rrjeteve sociale, disa prej ish-banorëve kanë shprehur dhimbjen e tyre, duke e kujtuar Laurentin me fjalë prekëse dhe duke i dërguar ngushëllime familjes së tij.

Humbja e tij e parakohshme ka lënë pas pikëllim të madh te miqtë, familjarët dhe bashkëudhëtarët e tij në Big Brother VIP Kosova.

Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit ka prekur thellë edhe publikun, i cili e njohu atë gjatë pjesëmarrjes së tij në BBVK./Indeksonline/