Pavarësisht moshës, Abrashi vazhdon me gola në Zvicër
Skuadra e Grasshoppers ka shënuar fitore 2:0 ndaj St Gallenit, në ndeshjen e javës së gjashtë në Superligën e Zvicrës.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, shkruan Indeksonline
Abrashi shënoi gol shumë të bukur në minutën e 36’të.
Ky ishte goli i dytë i 36-vjeçarit këtë sezon. Ai ka bërë poashtu edhe një asist./Indeksonline/

