Fushë-Kosova anulon kontratën që e dha tri ditë më parë, për rrënimin e objekteve pa leje
Komuna e Fushë-Kosovës kishte shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë, për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimore dhe objekteve të tjera.
Por, IndeksOnline raporton se dhënia e kontratës është anuluar pikërisht kur do të duhej të nënshkruhej.
Anulimi i kontratës së dhënë u bë për shkak të një ankese të ushtruar në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit.
Në këtë tender ishin pranuar 4 oferta, teksa u përzgjodh operatorëve ekonomikë “Ermal Sylaj B.I.” dhe “AAB Construction” SH.P.K.
Vlera e paraparë e kontratës ishte afro 250 mijë euro./IndeksOnline/

