Vdes motoristi i cili u aksidentua në Llukar të Prishtinës
Një motorist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme. Ai u godit nga një veturë në lëvizje, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.
Syla bëri të ditur se viktima, 27-vjeçar, është sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë./Indeksonline./

