75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / G T

Kush shkoi me Formula 1 në stërvitjen e Juventusit?!

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në qendrën stërvitore të Juventusit, ku një makinë e Formula 1 e Ferrarit është parë e parkuar në ambientet e klubit bardhezi.

Prania e bolidit ka ngjallur shumë kureshtje, pasi ende nuk është bërë e ditur se kush ka mbërritur me të në stërvitjen e skuadrës së Serie A, shkruan Indeksonline

Momenti vjen vetëm pak ditë para garës për Çmimin e Madh të Italisë, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se mund të ketë një lidhje mes Ferrarit dhe vizitës në kampin e Juventusit.

Për momentin, identiteti i personit që solli bolidin në qendrën stërvitore mbetet një mister./Indeksonline/