Arrestohet një i mitur në Istog, dyshohet për dhunim
Një i mitur është arrestuar në Istog nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të 2 shtatorit 2026, në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në 02:00.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar dhe i mitur, është arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./Indeksonline/

