Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.
Sipas njoftimi të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Hetim i vdekjes – Prizren, 02.09.2026 – NN. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/

