Lajmet e fundit

Relacioni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë në historinë më të re të Kosovës që nga pavarësia e saj nuk ka qenë në nivel më të ulët, pra jemi në një pozitë shumë të palakmueshme kur Serbia nënshkruan marrëveshjen me kuptimit me të gjitha ato pikat te rëndësishme të partneritetit strategjik siç është bashkëpunimi në ekonomi, pra në industri kimike të metalurgjisë deri tek mbrojtja dhe armatimi gjersa Kosovës, kjo i pezullohet për shkakun e një kokëfortësie, një mendësie sovraniste të paqenë dhe të shpikur të kryeministrit Kurti dhe kastës së tij politike kur Kosova tashmë ka nevojë si për një pikë uji që të rikthehet në arenën ndërkombëtare” ka thënë Prenkaj, transmeton Klankosova.tvSipas Prenkajt, Kosova ka nevojë urgjente të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të forcojë raportet me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai u shpreh skeptik se kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta mbështeste një mandat të dytë presidencial për Osmanin, duke shtuar se kjo mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje eventuale ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.