Lajmet e fundit

Luftëtari shqiptar Dennis Buzukja ka pësuar humbje ndaj Bogdan Gradit në eventin UFC të zhvilluar në Beograd, në një përballje që u mbyll mes polemikave për shkak të një vendimi të gjyqtarit.
Buzukja e nisi mirë duelin, duke dominuar në këmbë me goditje të sakta, ndërsa Gradi u fokusua në luftën në tokë, ku arriti disa rrëzime gjatë përballjes, transmeton Klankosova.tv.
Momenti vendimtar erdhi në raundin e dytë, kur gjyqtari e ndërpreu ndeshjen duke vlerësuar se Buzukja kishte bërë “tap-out”, pra ishte dorëzuar.
Megjithatë, luftëtari shqiptar e kundërshtoi menjëherë vendimin, duke insistuar se nuk kishte sinjalizuar dorëzim.
Pamjet e përsëritura ngritën dyshime mbi vendimin, pasi lëvizja e dorës së Buzukjas mund të interpretohej si përpjekje për të ndryshuar pozicionin dhe jo si shenjë dorëzimi.
Pavarësisht reagimeve, vendimi mbeti në fuqi dhe Bogdan Gradi u shpall fitues me dorëzim teknik.