Lajmet e fundit

Manchester United ka triumfuar 2-1 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Strawberry Arena të Stokholmit, Suedi.
Skuadra spanjolle kaloi e para në avantazh që në minutën e 5-të me Arnau Ortiz, i cili realizoi golin e vetëm për ekipin e Diego Simeones. Megjithatë, "Djajtë e Kuq" reaguan në pjesën e dytë falë Bryan Mbeumo.
Sulmuesi i ri i United barazoi fillimisht nga pika e bardhë, përpara se të shënonte edhe golin e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhuruar fitoren skuadrës angleze.
Kjo ishte një tjetër paraqitje bindëse për Manchester United në fazën përgatitore, ndërsa Mbeumo konfirmoi formën e mirë dhe tregoi se mund të jetë një armë e rëndësishme për sezonin e ri./Klankosova.tv