Lajmet e fundit

Cardiff City mbylli fazën përgatitore me një fitore bindëse 4-1 ndaj Romës në miqësoren e zhvilluar në Uells.
Heroi i vendasve ishte Cian Ashford, i cili realizoi dy gola, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Yousef Salech dhe Ollie Tanner.
Roma gjeti golin e vetëm me Paulo Dybalan në pjesën e dytë, por argjentinasi nuk pati ditën e tij më të mirë, pasi në fraksionin e parë humbi edhe një penallti.
Skuadra italiane zhvilloi një paraqitje zhgënjyese, ndërsa Cardiff dominoi takimin dhe e meritoi plotësisht suksesin 4-1./Klankosova.tv