Situata e zjarreve në vend, 3 zona aktive dhe 4 nën mbikëqyrje

28 Gusht 2026 | 09:39

Ministria e Mbrojtjes ka vijuar informimin e saj mbi situatën e zjarreve në vend duke raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Mali i Dajtit vazhdon të mbetet një vatër aktive ku vijon puna në terren për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës.

Në Vajkal të Bulqizës ku zjarri vijon të jetë aktiv në terren shkëmbor, erërat kanë favorizuar flakët ku përveç forcave tokësore, është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Vatra vazhdon të jetë aktive edhe në Sllatinë të Dibrës ku rrezikohet përhapja  e zjarrit drejt pyjeve me pisha. Për këtë aarsye, forcat ajrore kanë ndërhyrë edhe në këtë zonë, gjithashtu.

Ndërkohë, 4 vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan. Situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe, sipas raportimeve, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në total 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026

Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!

Analisti Adri Nurellari ka folur mbi protestën e cila po i afrohet ditës së saj të 100-të, ku sipas tij kjo lëvizje është një sinjal...
21:26 | 06/09/2026

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026